Rozë

Fero njofton se s’do të jetë në rrjete sociale për 6 muaj: Rikthimi do të jetë i paparashikueshëm

By GAZETA SCANNER 1

September 08, 2024

Ish-reperi Fero përmes një InstaStory ka thënë se është koha për një ndryshim të madh.

Ai është shprehur se s’do të jetë aktiv në rrjete sociale për gjashtë muaj, derisa paralajmëroi se rikthimi do të jetë i paparashikueshëm, përcjell Klankosova.tv.

“Ka ardhur koha për një ndryshim edhe më të madh. Gjashtë muaj nuk do të jem aktiv në rrjetet sociale, deri në fillim të marsit dhe rikthimi pas 6 muajsh do të jetë i paparashikueshëm dhe i paramendueshëm”, ka shkruar Fero.