
Babai i ardhshëm ka bërë një paraqitje së fundmi në rrjete sociale.
Mbrëmjen e kaluar modelja e njohur Arbenita Ismajli tashmë edhe bashkëshortja e reperit të njohur Fero, dha një lajm mjaft emocionues.
Përmes një postimi në rrjete sociale ajo ka konfirmuar pritjen e ëmbël, duke shkruar: “Jam shtatzënë”.
Modelja ka publikuar për herë të parë edhe foto me barkun e rrumbullakosur, teksa shihet e veshur me një bluzë të thjeshtë dhe pantallona.View this post on Instagram
A post shared by Arbenita Ismajli (@arbenitalsmajli)
Ndërsa menjëherë pas lajmit, Fero ka postuar disa video në Instastory duke dëgjuar dhe kënduar këngë të ndryshme në prani të shoqërisë dhe dukej tejet i lumtur.
Reperi dhe Arbenita para disa ditësh dhanë lajmin se ata tashmë kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, prej ku edhe dolën pamjet e Arbenitës me barkun e fryrë.
Video Player