Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, ka thënë që dëshiron të mbetet te ky klub.
Edhe pas ndërrimit të pronarëve, portugezi e sheh veten sërish në “Old Trafford”.
“Dua që të mbetem këtu dua që të jem pjesë e një projekti”, ka thënë Fernandesi.
“Tashmë jam takuar me pronarët e rinj. Ata duan që të takohen me lojtarët, dhe tashmë e kanë bërë individualisht.”