Në qytetin e Ferizajt, një nënë ka njoftuar autoritetet se vajza e saj, 28-vjeçare, është e zhdukur.
Autoritetet lokale kanë konfirmuar se vajza e saj është raportuar si e zhdukur pasi ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka lajmëruar më,
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Me datën 06.05.2024 në ora 10:00, nga një qytetare kemi pranuar një informatë se vajza e saj e moshës 28-vjeçare nga ora 07:00 ka dalë nga shtëpia dhe nuk është lajmëruar më”, ka thënë ai.