Sport

Ferizaj në “frymën e fundit” merr një pikë ndaj Malishevës, fiton Llapi

By GAZETA SCANNER 1

August 18, 2024

Ferizaj më shumë mund e ka fituar një pikë ndaj Malishevës, derisa Llapi e shijoi triumfin e parë për sezonin 2024/25, duke mposhtur në udhëtim Feronikelin ’74.

Ndeshja më interesante ishte në “Rexhep Rexhepi”, ku Llapi shënoi fitore me rezultat komod 0:2.

Derbi doli të jetë shumë i barabartë nga fillimi, ku të dy skuadrat kishin raste shënimi por që assesi s’i finalizonin.

Nikolaos Ioannis kishte rastin më të mirë, por nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë duke goditur shtyllën (28’).

Heroi i Llapit ishte talenti Elvir Gashijan, që realizoi një gol fantastik pas një aksioni të shpejtë (70’).

Ndërkohë, fitoren e vulosi Ahmed Januzi me një goditje precize (87′).

Kësisoj, Llapi ngjitët në pozitën e dytë me katër pikë derisa Feronikeli ’74 mbetet në fund pa pikë.

Ndërkohë, Malisheva e ka shijuar fitoren e parë me trajnerin Bekim Isufi, duke triumfuar me rezultat minimal 1:0 ndaj Ferizajt.

Edhe kjo sfidë ishte shumë e hapur, me Malishevën që kaloi në epërsi përmes Fatjon Bunjakut (41′).

Kur mendohej se malishevasit i arkëtuan pikët e plota, në skenë doli Redon Syla që realizoi një eurogol vollej për t’ia fituar një pikë Ferizajt (90+3′).

Malisheva tani arkëton një pikë duke qenë në pozitën e gjashtë, derisa Ferizaj ngrihët në pozitën e tretë me katër sosh.