Sport

Ferguson në takim me Ademin lavdëroi futbollistët kosovarë

By GAZETA SCANNER 1

May 31, 2024

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka takuar legjenden e futbollit anglez Sër Alex Ferguson në Londër, shkruan Scanner.

Ademi ka treguar se Ferguson ka pasur lëvdata për futbollisët kosovarë, derisa kanë kujtuar edhe ndeshjen miqësore Angli – Kosovë dhe mikpritjen e ngrohtë për “Tre Luanët” në Prishtinë.

Postimi i plotë:

Kënaqësi takimi me Sër Alex Ferguson në Londër.

Sër Alex pati lëvdata për futbollisët kosovarë, teksa e kujtuam ndeshjen në Southampton, Angli – Kosovë dhe mikpritjen e ngrohtë për “Tre Luanët” në Prishtinë. Gjithmonë nder të takosh një figurë të tillë të futbollit, jo vetëm legjendë e Britanisë së Madhe por edhe botërore.

https://www.facebook.com/share/p/hD5Tt9G5rKjXKkDx/?mibextid=oFDknk