Lajme

Ferat Shala: UÇK, projekti më madhor i shqiptarëve në 100 vitet e fundit

By GAZETA SCANNER 1

October 22, 2024

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka postuar një foto me ish-bashkëluftëtarin e tij Kadri Veseli, i cili ndodhet në Hagë, pas dëshmisë së sotme në Hagë të Fadil Gecit, vëllait të Gani Gecit, i cili bëri shumë bujē, shkruan Scanner.

Shala, që gjatë luftës, ka udhëheqeur njësinë Pëllumbi, ka shkruar se “Ushtria Çlirimtare e Kosovës është simbol i lirisë”

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është simbol i lirisë. Është krenari dhe identitet. Është projekti më madhor i shqiptarëve në 100 vitet e fundit, kurorëzim i përpjekjeve ndër vite për liri e pavarësi të Kosovës”, ka shkruar Shala në “Facebook”., duke rikujtuar edhe njëherë rolin vendimtar të UÇK-së për çlirimin e vendit. /Scanner/