Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka miratuar sot listën e kandidatëve për deputetë, e cila pritet të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) brenda dy orëve të ardhshme.
Scanner merr vesh se deputeti aktual Ferat Shala do të jetë pjesë e kësaj liste dhe në zgjedhjet e 9 shkurtit do të mbajë numrin 16.
Shala, si një ndër figurat më të njohura të PDK-së, shihet si një kandidat favorit për të fituar një mandat të ri, duke vazhduar përfaqësimin e denjë të qytetarëve të Drenasit dhe PDK-së në Kuvendin e Kosovës.