Një koleg i Avdullah Hotit nga opozita, Ferat Shala nga PDK ka thënë se Qeveria Kurti fatkeqësisht do të vendos njerëz të partisë në pushtet në Bankën Qendrore të Kosovës dhe në Bordin e Trustit Pensional, raporton Gazeta Blic.Sipas Shalës, Qeveria e ka zgjedhur rrugën e kapjes së këtyre institucioneve duke i kapur ato e duke vendosur njerëzit e dëgjueshëm të saj politikisht dhe tashmë duke dhënë hapësirë kohës vetës që të veproj platformën e vet për t`i nënshtruar administrativisht të gjitha këto institucione financiare të vendit.
Shala vlerëson se i gjithë sistemi financiar i vendit tani më është në ushtrues detyre dhe me militant partiak të Lëvizjes Vetëvendosje.Në rast se BQK dhe Trusti kapet nga qeveria, Shala ka treguar edhe efektet në zhvillimin ekonomik dhe ndikimin te bizneset në vend.
Ky deputet i Kuvendit të Kosovës ka thënë për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic, se mjaft shqetësuese është edhe mos zbatimi i rekomandimeve nga ekspertët britanik, të cilët disa herë gjatë qeverisjes së Kurtit, kishin vlerësuar kandidat për drejtor në ndërmarrjet publike me më së shumti pikë, por që Qeveria kishte vendosur për njerëz të partisë së saj.Ferat Shala, po vlerëson se mungesa e Guvernatorit të Bankës Qendrore apo kapja e këtij institucioni nga Qeveria, do të mundësojë qarkullimin e milionave cash në vend e që nuk dihet se ku do të jetë destinacioni i tyre.
“Fatkeqësisht dëmet janë të mëdha në dëm të shtetit, stabilitetit ekonomik, në dëm të buxhetit, në dëm të ekonomisë familjare sepse të gjitha këto kanë impakti direkt tek linjat tjera qarkulluese prodhuese deri tek çmimet dhe në këtë relacion humbjet janë shumë të mëdha në gjithë sektorin ekonomik zhvillimorë, investimet kapitale, kemi një shkallë të lartë të devalvimit të parasë tonë në institucionet financiare, pa vendimmarrje të mirëfilltë dhe vetëm Trusti i ka mbi 2.5 miliardë euro në institucionin financiare, të cilat askush nuk ka mundësi që të merr vendim meritor për lëvizjen e parasë, tërheqjen e investimeve në institucionet ndërkombëtare dhe kjo i ekspozohet pastaj shkallës së lartë të inflacionit, po ashtu edhe problemeve të brendshme, kur paraja nuk është në kohë në qarkullim brenda institucioneve ekonomike, brenda ndërmarrjeve , brenda investimeve kapitale e kështu me radhë, të gjitha këto kanë reflektim dhe ju sot e shihni që kemi edhe tregun e çmimeve dhe gjithçka tjetër e kemi jostabil, kemi problematika të mëdha në çmimet bazike të produkteve vendore, e kemi sot një shkallë të lartë të importit, shkallën më të lartë të importit në 20 vitet e fundit, ku rritet importi dhe zvogëlohen eksportet, përjashto 2-3 kompani në fushën e eksporteve që janë në drejtim tët SHBA që e kanë përmirësuar çështjen e këtij niveli, me të tjerat jemi në disfavor dhe që më shumë kemi ngritje të lartë të importeve nga Serbia, fatkeqësisht si asnjëherë tjetër në 20 vitet e fundit, pra të gjitha këto kanë rezultat tepër të lartë, tepër negativ në ekonominë e vendit dhe nuk kemi prodhim vendor meritor dhe nuk kemi një stabilitet të çmimeve e kështu me radhë”, thotë Shala.