Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar disa emra në listën e zezë të ShBA-së.
Sipas tij, lista e zezë e ShBA-së nuk është aspak e zezë, por me të gjitha nuancat.
Madje, ai ka pretenduar se ShBA-ja respekton Aleksandar Vulinin, ish-shef i BIA i sanksionuar nga ShBA-ja, ndërsa ndëshkon Sali Berishën, ish-kryeministër i Shqipërisë i sanksionuar nga Amerika.
“Lista e zezë nuk është aq e zezë!
Dodiku, Vulini, Ramiz Merko, Berisha, janë në listën “e zezë”të SHBA-ve.
SHBA ,
KRITIKOJNË ftesën dhe pritjen e Dodikut në Senatin francez,
RESPEKTOJNË Vulinin duke e ftuar vetë për festën amerikane në ambasadë nga Hilli,
HESHTIN për Ramiz Merkon e BDI-së,
NDËSHKOJNË me izolim Berishën…
Pra, lista e zezë nuk është aspak e zezë, por me të gjitha nuancat.” – ka shkruar Feraj.