Sport

Felix dhe Cancelo mund të vazhdojnë me Barcelonën

By GAZETA SCANNER 1

June 05, 2024

Barcelona ka në plan që ta mbajë Joao Felixin dhe Joao Cancelon.

Tashmë katalunasit e kanë informuar agjentin e tyre Jorge Mendesin për planin e tyre.

Hansi Flick tashmë i ka dhënë dritën jeshile kësaj lëvizje.

Bisedimet konkrete me Atletico Madridin dhe Manchester Cityn ende nuk kanë filluar, por të dy lojtarët duan të qëndrojnë.