Federata Franceze ka konfirmuar se sulmuesi Kylian Mbappe ka thyer hundën dhe do të luajë me maskë në ndeshjet e mbetura.
Mbappe theu hundën pasi goditi në krahë një lojtar të Austrisë, mirëpo nuk do të operohet menjëherë, përpos që do të merr trajtim nga ekipi mjekësor.
Federata Franceze njoftoi së fundmi se Mbappes do t’i ndërtohet edhe një maskë, që do ta mbajë derisa të kryhet Evropiani.
“Kylian Mbappe është kthyer në kampin e kombëtares franceze. Mbappe ka thyer hundën gjatë pjesës së dytë të ndeshjes Austri – Francë, që u zhvillua të hënën në Dusseldorf”.
“Kapiteni i Francës u trajtua nga stafi mjekësor, që e diagnostikuan me hundën e thyer. Mbappe do të marrë trajtim në ditët në vijim, por nuk do të operohet menjëherë në të ardhmen e afërt”.
“Një mask do të ndërtohet për numrin 10 të kombëtares së Francës, që të jetë i përgatitur garave”, shkruhet ndër të tjera në komunikatë.
Franca e nisi me fitore Evropianin duke mposhtur minimalisht Austrinë.