FC Suhareka ka njoftuar se ka përmbyllur fazën përgatitore në Turqi. Klubi i cili luan në Ligën e Parë me synimin kryesor inkuadrimin në Superligë është ndarë i kënaqur me fazën përgatitore.
“Faza përgatitore ka funksionuar jashtëzakonisht mirë e që është vlerësuar tejet pozitive duke patur të gjithë futbollistët në formën optimale dhe pa lëndime, ku gjithsecili prej tyre punoi intensivisht nën zbatimin e urdhrave e detyrave të stafit teknik”, ka njoftuar FC Suhareka.
Njoftimi i plot ë i FC Suhareka:
FC Suhareka mbyll fazën përgatitore në Turqi!
Ditën e sotme skuadra jonë ka mbyllur edhe seancën e fundit stërvitore kështu duke mbyllur kapitullin e fazës përgatitore të cilën e zhvilluam në shtetin e Turqisë ku qëndruam nga data 14 janar deri sot më 26 janar ndërsa në orët e hershme të së shtunës rikthehemi në Kosovë.
Faza përgatitore ka funksionuar jashtëzakonisht mirë e që është vlerësuar tejet pozitive duke patur të gjithë futbollistët në formën optimale dhe pa lëndime, ku gjithsecili prej tyre punoi intensivisht nën zbatimin e urdhrave e detyrave të stafit teknik.
Gjatë qëndrimitnë Antalya klubi ynë zhvilloi edhe 4 ndeshje miqësore;
FC SUHAREKA 1-2 FC Gremio Mauaense
Serik BelediyeSpor 1-6 FC SUHAREKA
FC SUHAREKA 1-2 BFC Siofok
FC SUHAREKA 1-2 FC Kisvárda
Të gjithë futbollistët, stafi dhe klubi në përgjithësi janë të gatshëm për gjysmë edicionin pranveror dhe ndeshjet e Kupës.
Ndeshja e parë në edicionin pranveror do të zhvillohet në kuadër të kupës ndaj KF Prishtina e re.
𝗣𝗲̈𝗿 𝘁𝘆 𝗦𝘂𝗵𝗮𝗿𝗲𝗸𝗲̈!
#fcsuhareka
#preparation
#kosovo
#malesiareisen #famisco #capitalinvest #etika #edconstruction #bpb #laboil #swisswindows #albfix #bsrgroup #edelweiss #jysk #kfc