Sport

FC Suhareka përfundon mini-fazën përgatitore në Shqipëri

By GAZETA SCANNER 1

October 15, 2023

Klubi Futbollistik (FC) Suhareka ka përfunduar fazën përgatitore pesëditore në Shqipëri

Këto përgatitje janë vlerësuar si të suksesshme nga ana e FC Suhareka.

Pas përfundimit të këtyre stërvitjeve, FC Suhareka javën e ardhshme do të ballafaqohet me KF Vëllaznimi.

Ndeshja e FC Suharekës me KF Vëllaznimin do të jetë e pra për trajnerin Arsim Thaçi, i cili para disa ditësh ka marrë timonin e klubit suharekas.

“Ditën e sotme skuadra ka mbyllur mini-fazën përgatitore e cila u zhvendos në bregdetin shqiptar, Durrës ku zgjati 5 ditë e cila ndihmoi mjaft për përgatitjen e skuadrës për vazhdimin e kampionatit në ligën e parë. Me stërvitjet e organizuara nga stafi teknik me në krye trajnerin Arsim Thaçi ishin të suksesshme ku gjithashtu u zhvillua edhe një ndeshje kontrolluese me skuadrën nga superiorja e Shqipërisë , KF Erzeni e cila përfundoi FT 2:3(ht2:0) në të mirë të mysafirëve. Nga java e ardhshme do vazhdojmë me përgatitjet intensive ku në fundjavë na pret ndeshja në udhëtim ndaj KF Vëllaznimi”, ka njoftuar FC Suhareka.

FC Suhareka në kuadër të VivaFresh Liga e Parë e Kosovës në Futboll ka luajtur tetë ndeshje, ku ka shënuar pesë fitore, dy humbje dhe një barazim.

Klubi suharekas renditet në vendin e dytë në tabel, por synimet i ka të qarta: inkuadrimin në Superligë. /Scanner/