Sport

FC Suhareka nesër luan për fitore kundër KF Istogu

By GAZETA SCANNER 1

September 22, 2023

FC Suhareka nesër (e shtunë) do të luajë kundër KF Istogu, në kuadër të xhiros së pestë në VivaFresh Liga e Parë në futboll.

Ndeshja do të luhet në Istog duke filluar nga ora 15:00, shkruan Scanner.

FC Suhareka është në vendin e dytë në tabelë, ndërsa KF Istogu në vendin e nëntë.

Njoftimi i plotë i FC Suhareka:

Gjiroja e 5-të në VivaFresh Ligën e Parë të Kosovës na gjënë si mysafir ndaj KF Istogu.

🔵⚪️KF Istogu – FC SUHAREKA🟡⚫️ ✅JAVA 5 📆E shtune , 23/09/2023 ⏰Ora 15:00 🏟️Stadiumi Demush Mavraj – Istog

Na priftë e mbara!

Për Ty Suharekë! 💛🖤

#fcsuhareka #kfistogu #nextweek #ligaeparë