Sport

FC Suhareka falënderon suharekasit dhe simpatizuesit e futbollit për përkrahjen

By GAZETA SCANNER 1

April 03, 2024

Të mërkurën janë luajtur gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në futboll.

FC Suhareka ka pësuar golin e humbjes ndaj Ballkanit në minutat e fundit të ndeshjes, ndërsa Prishtina dhe Drita kanë luajtur pa gola.

Edhe pse Suhareka ka pësuar humbje minimale, asgjë nuk ka përfunduar pasi do të luhet edhe një ndeshje më 17 prill.

Pavarësisht rezultatit, FC Suhareka ka falënderuar qytetarët dhe simpatizuesit e futbollit të cilët i kanë dhënë mbështetje klubit.

“Përfundon ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës pësojmë gol në minutat e fundit. Falënderim i veçantë për të gjithë qytetarët e Suharekës dhe simpatizuesit e futbollit që sot ishin në numër shumë të madh e që përkrahën djelmoshat tanë pa reshtur”, është thënë në njoftimin e FC Suhareka.