Sport

FC Feronikeli rikthen dyshen që ishte në huazim

Klub futbollistik Feronikeli ka rikthyer në radhët e veta dyshen e huazuar te KF Drenica.

Bëhet fjalë për, Prince Balde dhe Nicholas Andreës. Prince Balde shkëlqeu te KF Drenica në pozitën e qendërmbrojtësit, duke bërë që të kërkohet rikthimi i tij te FC Feronikeli.

Në anën tjetër, Nicholas Andreës, një qëndersulmues tejet i shpejtë, i aftë të depërtojë shumë mirë në situata një me një.

“Që të dy përforcojnë edhe më shumë klubin tanë dhe si klub jemi tejet të lumtur që i kemi rikthyer në skuadër”, shkruhet ne faqen zyrtare të Feronikelit.