Koronavirusi

Fauci: Vaksinat nuk të shkaktojnë impotencë: Pretendime pa bazë, as nuk mund të imagjinohet

Kryevirologu Anthony Fauci nuk sheh asnjë arsye që vaksina të shkaktojë impotencë seksuale dhe të dëmtojë sistemin riprodhues të të vaksinuarve, siç thotë edhe në një intervistë për CNN.

“Përgjigja për këtë është një “Jo” e fortë. Nuk ka asnjë evidencë që kjo të ndodhë, e po ashtu nuk ka asnjë arsye mekanike për të imagjinuar që kjo mund të ndodhë”, tha Fauci. 

Ai u shpreh në mënyrë kategorike pasi ditët e fundit, në rrjetet sociale ka ngjallur diskutim një shkrim në Tëitter i Reperes së famshme Nicki Minaj për këtë çështje.

Në këtë postim të datës 13 shtator, Minazh lëshon thirrje kundër vaksinimit, pasi siç pretendon, një shok i kushëririt të saj nga Trinidad Tobago mbeti impotent pak ditë pas injeksioneve. Tëitteri është shoqëruar me kritika të ashpra si nga komentuesit, ashtu edhe nga ekspertët amerikanë.

Sakaq, firma farmaceutike Pfizer njoftoi se po punon për një vaksinë për fëmijët e moshave nga 6 muaj deri në 5 vjeç, që mund të nisë të injektohet që dimrin e këtij viti në Shtetet e Bashkuara, nëse merr aprovimin e autoritetet të barnave FDA.