Lajme

Fatos Nanos sërish i përkeqësohet gjendja shëndetësore

By GAZETA SCANNER 1

August 31, 2023

I përkeqësohet përsëri gjendja ish-kryeministrit shqiptar Fatos Nano.

Një ditë më parë u raportua se ishte përmirësuar gjendja shendëtsore e ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili për një javë po përballet me probleme shëndetësore.

Burime të Klan News njoftojne se ai është futur sërish në intubim në repartin e reanimacionit për shkak se parametrat jetësorë nuk janë në nivelin e duhur.

Mediat shqiptare raportojnë se Fatos Nano vuan nga insuficenca respiratore, pamjaftueshmëri e mushkërisë për të funksionuar normalisht.

Një javë me parë, Fatos Nano u paraqit në spital në gjendje të rënduar.

Gjendja u bë publike vetëm dy ditë më parë, ndërsa u panë shenja përmirësimi pasi doli nga intubimi.

Por, siç raporton Klan News, në orët e fundit situata e tij është përkeqësuar dhe për këtë arsye mjekët kanë vendosur të ndjekin një procedurë tjetër trajtimi për të normalizuar parametrat jetësorë të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Kujtojmë se sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka ndarë një dekokratë ish-kryetarit të PS-së.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka njoftuar se i ka ndarë Fatos Nanos medaljen e mirënjohjes publike.

“Në këto orë të vështira të luftës për jetën e liderit historik të Partisë Socialiste dhe njeriu që vuajtjen e padrejtë të heqjes së lirisë e ktheu në burimin e një fryme liberale në udhëheqje, meriton lutjet tona dhe mirënjohjen tonë për gjithçka të mirë mundi t‘i japë vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme”, ka shkruar Rama.