Lajme

Faton Peci i përgjigjet presidentes Osmani: Nuk e di që qeveria ka luajtur bixhoz me ndërkombëtarët

By GAZETA SCANNER 1

November 21, 2024

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i është përgjigjur presidentes Osmani.

Ai ka thënë se nuk e di që qeveria ka luajtur bixhoz me ndërkombëtarët.

Mendoj që në rastet e konstatimeve të tilla është mirë me qenë më konkret. Si ministër e kam rrit nivelin e partneriteteve. Për qeverinë nuk e di që ka luajt bixhoz me partner ndërkombëtar. Kushdo që konstaton që dikush në një rrethanë ka luajt bixhoz në një aktivitet, qëndrim të tillë, del edhe thua filani ka luajtur bixhoz”, tha Peci në Kanal10.