Zgjedhjet 2025

Fatbardh Rexha: Arsimi dhe shëndetësia janë të lidhura ngusht me njëra-tjetrën, programi i PDK-së parasheh 9 veprime për arsimin parauniversitar

By GAZETA SCANNER

December 25, 2024

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 69, dr. Fatbardh Rexha, ka takuar stafin e Shkollës së Mesme të Lartë të Mjekësisë “VICIANAMED”.

Në këtë takim, Rexha ka thënë se arsimi dhe shëndetësia janë të lidhura ngusht me njëra-tjetrën.

Në këtë kontekst, Rexha ka shkruar në Facebook se në programin zgjedhor, “Partia Demokratike e Kosovës dhe kryeministri i ardhshëm Bedri Hamza kanë propozuar 9 veprime për arsimin parauniversitar”.

Postimi i plotë:

Arsimi dhe Shëndetësia janë të lidhura ngusht me njëra-tjetrën. Të tilla ishin edhe diskutimet nga takimi me stafin e “Shkollës së Mesme të Lartë të Mjekësisë VICIANAMED”.

Në programin zgjedhor Partia Demokratike e Kosovës dhe Kryeministri i ardhshëm Bedri Hamza kanë propozuar 9 veprime për Arsimin Parauniversitar.

1. Investime në infrastrukturën shkollore për të ofruar një përvojë arsimore holistike për nxënësit;

2. Arsim cilësor, shkolla të sigurta dhe të shëndetshme;

3. Avancimi i arsimit profesional për t’i rritur mundësitë e punësimit të të rinjve;

4. Avancimi i kurrikulës dhe përfshirja e materialeve mësimore digjitale;

5. Transformimi digjital në arsim për modernizimin e mjedisit mësimor dhe nxitjen e përdorimit të teknologjive edukative;

6. Strukturimi i trajnimeve dhe avancimit në karrierë për mësimdhënësit;

7. Zhvillimi i treguesve të performancës për mësimdhënësit me qëllim të krijimit të një sistemi transparent dhe të përgjegjshëm në arsim;

8. Zhvillimi dhe fuqizimi i zyrave të orientimit për karrierën e nxënësve në shkolla;

9. Strukturë akademike me tre semestra në vit dhe pushime të rregullta për nxënësit.

#PDK #BedriHamza1 #FatbardhRexha69 #Mamirë