Aurelio De Laurentiis u ka thënë tifozëve të Napolit se Victor Osimhen nuk është në gjendje të luajë kundër Milanit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën në mbrëmje.
Presidenti i Napolit ishte duke pushuar në ishullin Ischia, ku ai takoi një numër tifozësh të skuadrës italiane të cilët kërkuan përditësime për rikuperimin e sulmuesit.
Sipas La Repubblica, De Laurentiis i tha një tifozi: “Victor nuk është në gjendje të luajë, për fat të keq. Shpresojmë ta kthejmë atë për ndeshjen e kthimit në Maradona më 18 prill”.
Oshimen pësoi një lëndim në këmbën e tij të majtë ndërsa përfaqësonte Nigerinë në ndeshjet ndërkombëtare gjatë muajit mars.
Napoli dhe Osimhen kishin synuar më parë ndeshjen e së mërkurës mbrëma në Ligën e Kampionëve kundër kuqezinjve si një datë e mundshme që golashënuesi më i mirë i Serie A të rikthehet në lojë.
Megjithatë, tani duket sikur Luciano Spaletti do të duhet të luajë pa qendërsulmuesin e tij kur Partenopeit të udhëtojnë në Milan këtë javë.
Në mungesë të nigerianit, Giovanni Simeone zëvendësoi atë në humbjen e fundit 4-0 ndaj Milanit në Serie A, ndërsa Giacomo Raspadori kryesoi sulmin në fitoren më të fundit 2-1 ndaj Lecce të premten.