17.3 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Fansat të shqetësuar për Jennifer Lopez

- Advertisement -

226 milionë ndjekësit e Jennifer Lopez janë të shqetësuar pasi kjo e fundit vendosi të fshijë çdo foto dhe video të sajën në rrjetet sociale.

Ajo vendosi gjithashtu një ikonë të zezë në profilin e saj në Instagram duke bërë  shpejt të nisin spekulimet e fansave të këngëtares dhe aktores që po përpiqeshin të kuptonin se çfarë fshihej pas këtij vendimi.

Siç vihet re, ka shumë gjasa që profili në Instagram të jetë vënë në sfond të zi për të përgatitur publikun për punën e saj të re muzikore.

Kujtojmë se Beyoncé bëri të njëjtën lëvizje me Instagramin për albumin e saj të 7-të muzikor.

Por ka nga ata të cilët mendojnë se artsitja mund të jetë në mes të një krize me bashkëshortin e saj, Ben Affleck. Jennifer Lopez bëri bujë gjatë verës për martesën e saj me aktorin Ben Affleck .Kujtojmë gjhithashtu se ajo nuk ka publikuar një album që nga viti 2014.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit