Përdoruesit e rrjeteve sociale ‘shpërthyen’ së fundmi me komente ndaj Georgina Rodriguezit dhe Cristiano Ronaldos, pasi blogerja e famshme postoi një foto të dy fëmijëve të tyre të vegjël në Instagram.
Në foton e publikuar nga Georgina, shihet djali i tyre i vogël Mateo duke e puthur motrën e tij, Esmeraldan.
“Nuk do ta lënë të jetë fëmijë”, thuhej në një nga komentet, teksa ndjekësit sulmuan çiftin pasi panë vathin me diamant në veshin e djathtë të Mateos.
Të tjerë e konsiderojnë të papërshtatshme që një fëmijë pesëvjeçar të mbajë një vath duke pretenduar se “në atë moshë fëmija nuk vendos nëse do të mbajë vathë apo jo, gjithçka në kohën e vet”.
Ndërkohë, një përdorues tjetër sulmoi dyshen që zgjodhën të tregonin pasurinë e tyre në rrjetet sociale përmes fotove të fëmijëve të tyre.
“A është e nevojshme të tregosh pasuri të tepërt duke i vendosur vathë një fëmije?”, pyeti një tjetër ndjekës.
Vathi me diamant i djalit të Ronaldos
Cristiano ndërkohë ka nisur një aventurë të re duke u bërë pjesë e ekipit Al Nassr.
Prezantimi zyrtar i sulmuesit me klubin e tij të ri u shikua në mbarë globin dhe pati më shumë shikime se finalja e Kampionatit Botëror mes Francës dhe Argjentinës.