Sport

Fansat e Tottenhamit e duan humbjen ndaj Cityt, Postecoglu: Keni nevojë për trajtim

By GAZETA SCANNER 1

May 13, 2024

Trajneri i Tottenham Hotspurs, Ange Postecoglu, ka thënë që nuk i kupton fansat e këtij klubi se pse duan që ata të humbin nga Manchester City.

Spursat për rival të përjetshëm lokal e kanë Arsenalin, teksa një humbje apo barazim me Cityn në ndeshjen e parafundit të Premier Ligës të martën do t’u çonte shumë ujë Topçinjve që po e kërkojnë titullin e parë pas 21 vjetësh.

“Nëse bazoheni në mediat sociale, 99 për qindëshi do që Spursat të humbin nga Manchester City…por ju lutem mos ma thoni që kjo është bota juaj”, ka thënë Postecoglu për mediat.

“Nëse është, atëherë ju keni nevojë për trajtim”.

“E kuptoj rivalitetin, por kurrë nuk kam për ta kuptuar dikë që do që të humbë ekipi i tij”.