Lajme

Familjari i Thaçit flet për prindërit e tij: Janë lodhë e sëmurë, s’po dojnë me e prit gjallë djalin e tyre

By GAZETA SCANNER 1

November 25, 2023

I mbijetuari i Masakrës së Izbicës, Milazim Thaçi, i cili është edhe familjarë i ish-presidentit, Hashim Thaçi, ka rrëfyer për njohjen dhe miqësinë që kanë me familjen e tij.

Ai tregoi në një intervistë për Lajmi.net, se tashmë prindërit e ish-presidentit janë në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ai u shpreh se ka frigë se prindërit e Thaçit do të ndërrojnë jetë dhe nuk do ta presin lirimin e djalit të tyre, shkruan Lajmi.net.

“Hashim Thaçin unë e kam kusheri, shkoj shpesh rri me babën e tij, janë plak ata pleqt, mërzia i ka rrok, ajo halla rat u metë, baba po qohet sa me hi me dal, s’po dojnë me i prit deri t’na vjen. N’past drejtësi kanë me dalë tanë të pafajshëm”, tha ai.