Gjatë të hënës, dyert e familjes së Kadri Veselit në Lagjen Bajr të Mitrovicës kanë qenë të mbyllura.
Dyert po qëndrojnë të mbyllura.
Mungesa e kryefamiljarit tash e më shumë se dy vite u vërejt edhe këtë të hënë, kur për të po nis një proces i rëndësishëm.
Atmosferë e njëjtë, të hënën, mbretëroi pothuajse në tërë lagjen Bajr të Mitrovicës, aty ku banon një pjesë e familjarëve të ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Sipas Veselit, procesi është stërzgjatur.
E se në këtë proces nuk po gjykohen vetëm individët por e tërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, po e thotë një ish-luftëtar.
Fajtorët që ndikuan që vendi është në këtë situatë, ku çlirimtarët gjykohen për krime lufte, e tregon Halit Barani nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Gjatë seancës së parë gjyqësore të Dhomave të Specializuara, Kadri Veseli, ka deklaruar pafajësinë.