Lajme

Falsifikon testin për Covid-19, arrestohet nga policia

Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar edhe testin për Covid 19, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar.

PKK Hani Elezit  14.09.2020 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar edhe testin për Covid 19, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se dokumentin e ka blerë në rrugë në një lagje të Shkupit  nga një person i panjohur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, njofton raporti policor, përcjell Scanner.