Këshilla mjekësore

Falni njerëzit, i bën mirë zemrës!

By GAZETA SCANNER 1

August 19, 2024

Duhet të dish të falësh, studiuesit të bazuar në studime të mirëfillta shkencore që e sugjerojnë një gjë të tillë; duhet lënë mënjanë zemërimi dhe duhen falur njerëzit e tjerë, sepse një gjë e tillë nuk i bën mire vetëm shpirtit, por edhe shëndetit.

Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë në San Diego kanë zbuluar se ata njerëz që janë të aftë të largojnë mërinë dhe zemërimin ndaj të tjerëve dhe që mund të falin, kanë më shumë mundësi të reduktojnë rrezikun e rritjes së tensionit të gjakut, gjendje që vjen si rezultat i një momenti të tensionuar shpirtëror ose psikologjik.

Në studim morën pjesë 200 vullnetarë, të cilëve iu kërkua të mendonin për momentet nga jeta e tyre kur janë zhgënjyer apo ofenduar nga sjellja e një miku. Gjysmës iu kërkua që të rikujtonin se sa ishin zemëruar, ndërsa gjysmës tjetër iu kërkua që momentet e zhgënjimit t’i kujtonin në mënyrë më të qetë dhe me prirjen për të falur.

Pjesëmarrësit në këtë studim ishin të lidhur me disa monitorë që tregonin presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës. U pa se “grupi i të inatosurve” ose atyre që e rikujtonin ende me gjaknxehtësi apo zemërim ngjarjen e dikurshme, kishte një presion më të lartë gjaku krahasuar me “grupin që falte” dhe që rikujtonte me qetësi gjithçka.

Zemërimi dhe gjendja e rëndë emocionale i bën keq zemrës, kjo është e sigurt, prandaj më mirë falni dhe kalojeni gjithçka me qetësi, pasi në këtë mënyrë jo vetëm që do të jeni më mirë shpirtërisht, por edhe më të shëndetshëm fizikisht.