Foto: AFP

Botë

“Faleminderit Amerikë”, Netanyahu falënderon ShBA-në pas miratimit të projektligjit të ndihmës

By GAZETA SCANNER 1

April 20, 2024

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka falënderuar Kongresin Amerikan për miratimin e projektligjit të ndihmës për Izraelin.

“Faleminderit miq, faleminderit Amerikë”, tha ai në llogarinë e tij në X.

Dhoma e Përfaqësuesve të ShBA-së shtyu me shpejtësi një seri votash sot në një seancë të rrallë të së shtunës për të miratuar 95 miliardë dollarë ndihmë të huaj për Ukrainën, Izraelin dhe aleatët e tjerë të ShBA-së.