Rozë

“Falem 5 herë në ditë”, ky është banori i BBVA 3 që 18 vite praktikon fenë islame

By GAZETA SCANNER 1

January 14, 2024

Ervin Gonxhi, violinist, kompozitor, producent muzikor është banori që hyri mbrëmë në “Big Brother VIP”.

Ish-pjesëtari i grupit të mirënjohur muzikor “Threedots”, Ervini ka kompozuar hite për këngëtarët më në zë të muzikës shqiptare.

Krahas punës individuale, Ervini është aktualisht pjesë e Batalionit B13, banda e parë e muzikës orientale në Shqipëri (live music në dasma, koncerte)…

Prej 18 vitesh, është praktikant i fesë muslimane dhe falet 5 herë në ditë, teksa shprehet se nuk do ndalet ta bëjë këtë edhe brenda shtëpisë së “BBVIP”. Ai tha se edhe ushqimin e do të ndarë, hallall”.

Nga ana tjetër ka një paralajmërim për banorët: “Rujuni se nuk i dihet!”.

https://www.instagram.com/reel/C2DzzpQoNZp/?igsh=MWIxcWs2ZjFsc2lvYw==