Radamel Falcao duket se do të largohet nga Rayo Vallecano këtë verë.
Sulmuesi kolumbian ka humbur vendin e tij në skuadrën e Andoni Iraolës dhe disa klube tashmë po mendojnë të bëjnë një lëvizje për sulmuesin veteran, sipas “AS” – transmeton Gazeta Express.
Johor Darul Takzim FC i Malajzisë është një nga klubet e interesuara për Falcaon, i cili i është përgjigjur në “Twitter”, princit të Johorit, i cili zotëron klubin.
Princi i Johor shkroi: “Shihemi shumë shpejt” dhe sulmuesi u përgjigj duke shkruar: “Mezi pres të të shoh…”.
37-vjeçari po kërkon të largohet nga klubi spanjoll për të marrë më shumë minuta dhe për të qëndruar në formë për kombëtaren e Kolumbisë. Raportohet se ka edhe oferta nga Meksika.
“Ne e dimë se ka një mundësi, është diçka për të cilën shefi ynë po punon. Jemi ende në pritje, nuk mund të them më shumë. Shefi ynë do të vendosë për Falcaon”, tha Esteban Solari, trajneri i Johor Darul Takzim.
Falcao aktualisht është duke u rikuperuar nga një dëmtim i muskujve në Rayo.