Edhe fëmijët bien pre e stresit, ky është një fakt tashmë.
Por cilët janë faktorët që ndikojnë në të? Përveç arsyeve të përditshme si vonesa për në shkollë apo humbja e një lodre, ata preken edhe nga ngjarje më madhore, të cilat jodomosdoshmërisht janë negative apo stresuese.
Ja cilat janë disa prej tyre: – Kur prindërit kanë probleme – Zënka me një shok – Testimet në shkollë – Mendimi që të tjerët mund të kenë për pamjen e tyre të jashtme – Mungesa e privatësisë – Lindja e një vëllai apo motre më të vogël – Frekuentimi i një shkolle të re – Divorci i prindërve – Rimartesa e njërit prind me një person tjetër – Gjendja jo e mirë ekonomike në familje.
Kini parasysh problematikat e mësipërme dhe sigurohuni që të mos ia ofroni fëmijës suaj asnjërën prej tyre.