Ballina

“Fajtor autori, jo komandanti” – Avokati i Thaçit vë në dukje “huqjen” e Prokurorisë në rastin kundër krerëve

By GAZETA SCANNER 1

February 15, 2023

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka folur sot në Gjykatën Speciale, duke hedhur akuza ndaj Prokurorisë për kohën e kërkuar për paraqitjen e çështjes së saj.

Keohe ka thënë se Prokuroria ka paraqitur mijëra faqe të grumbulluara, pa specifikuar se cilat prova i duhen, shkruan lajmi.net.

“Kemi pasur deklarata të dëshmitarëve prej 30 faqeve dhe ne i shikojmë nëse ato janë në rregull me filan rregull, dhe gjykata gjithashtu e shikon dhe jep vendimin në bazë të rregullave. Ne kemi mijëra faqe dëshmish. Një zot e di se sa shumë ka, për shumë çështje. Ata duhet të përfshijnë edhe informacion që ata mund ta kenë marrë nga palë të treta apo katërta, pa marrë udhëzim nga Prokuroria. Ata na i lënë ne në dorë”, tha ai.

“Procedurat që përmendi që janë përmendur kundër Mlladiqit e Karagjiqit, nqs ka ndonjë shqetësim për kohën që duhet për pyetjet shtesë, kjo është arsyeja. Ne nuk e dijmë çka mendon Prokuroria, kur shohim kohën që na duhen për pyetjet tona si palë, nuk na intereson asnjëri, të mos zgjatet pa fund. Është e vështirë të marrësh mijëra faqe, t’na i hodhësh ne dhe të shohim se çka do të paraqes Prokuroria si çështje. Ata duhet t’i marrin të gjitha dëshmitë, t’i vendosin në dokumentacion, dhe të marrin një fakt këtu, një fakt atje dhe nuk keni pse të ankoheni. Ne nuk kemi kohën e duhur për të cilën bëhet fjalë”, tha tutje Keohe.

Keohe tutje vë në dukje edhe gabimin që Prokuroria bën kur thotë se të akuzuarit kanë zgjedhur objektin e akuzës.

“Unë e kuptoj që ju keni përvojë sepse keni punuar në institucione të tilla, apo ne të gjithë kemi punuar. Ne vijmë të e njëjta bazë gjeografike apo bazë krimesh. Ne po flasim për çështje që është dy herë më e madhe se Mladiq e Karagjiq. Ne kemi këtu çdo ngjarje të cilën ZPS-ja e ka përfshirë në aktakuzë, dhe po i thotë gjykatës se objekti nuk është zgjedhur nga Prokuroria, por të akuzuarit. Ajo që është në akuzë, është kompetencë vetëm e ZPS-së.  Në çështjen e Haradinajt u mor vendim për zingjirin komandues, ku autori u mor fajtor, dhe komandanti jo fajtor. Të njëjtin skenar duhet ta zbatojmë. Ja po e bëjmë të njëjtën gjë. Është dikush që është gjetur fajtor, dhe jo komandanti, s’bëhet fjalë për Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale. Këtu po ndodhin shumë gjëra dhe kjo do ta zgjasi këtë çështje në mënyrë të konsiderueshme. A ka hapësirë këtu që ju të ushtroni të drejtën tuaj që çështjen tuaj ta përfundoni në fund të 2024 dhe fillim të 2025 është shumë kohë”, tha Keohe.