Botë

Fajon porosit: Pak më shumë energji pozitive dhe respekt

Eurodeputetja me origjinë nga Sllovenia, Tanja Fajon iu kundërpërgjigj kritikave për jo objektivitet të adresuara nga kryeministrja serbe Ana Brnabiç, duke thënë se ‘nuk ka kohë të zemërohet me ata që nuk kanë një mendim të mirë për të’.

Të dielën në mbrëmje, Brnabic tha për Pink TV se Tanja Fajon nuk ishte ‘veçanërisht e rëndësishme’ sepse ‘grupi i saj në PE, një ditë para vizitës së eurodeputetëve në Beograd, organizoi një debat në temë Aleanca për Serbinë, në të cilën nuk u dëgjuan mendime të kundërta por ‘gjithfarë e gjysmë-informacione dhe gënjeshtra të pastra’.

“Nuk kam kohë dhe nuk dua të zemërohem ose të urrej njerëz që nuk më pëlqejnë ose nuk kanë një mendim të mirë për mua. Kam shumë punë për t’ia u kthyer me të mirë atyre që më mbështesin dhe më japin energji. Këshilla ime për tërë dhjetorin është – pak më shumë energji pozitive dhe respekt”, shkroi Fajon në Twitter në përgjigje të video së deklaratës së Brnabiç, të postuar në Twitter.

Fajon dhe Brnabiç kanë debatuar përmes Twitter-it në fund të nëntorit e në lidhje me kopertinën e javores serbe NIN.

Aktualisht, Fajon është kryetare i Komitetit të Stabilizim-Asociimit me Serbinë të Parlamentit Evropian dhe anëtare e delegacionit të PE që mori pjesë në dialogun ndër-partiak të autoriteteve dhe një pjesë të opozitës në Serbi për përmirësimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.