Teknologji

Facebook ndryshon përsëri, zbuloni çfarë risie ka sjellë

Facebook ka sjellë ndryshime të reja për opsionin ‘video call’ në WhatsApp, Messenger dhe aplikacionin kryesor, pas kërkesës së shtuar gjatë vetizolimit.

Bisedave në grup, tashmë, mund t’u bashkohen deri në 50 persona, raportojnë mediet e huaja.

Kompania i tha BBC-së se i lansoi ​​tiparet më herët sesa që ishte planifikuar për shkak të bllokimit të koronavirusit.

Facebook tha se kishte punuar me kriptografë për të parandaluar që të ftuarit e padëshiruar të hynin në biseda të ndryshme.