Botë

F16-të turk shkelin hapësirën ajrore të Greqisë

Katër aeroplanë ushtarakë F-16 të Turqisë kanë shkelur hapësirën ajrore greke për 25 minuta.

Kjo u njoftua nga Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë (HNDGS).
Dy aeroplanë hynë në hapësirën ajrore greke pa paraqitur plane fluturimi dhe fluturuan katër herë mbi ishullin Panagia në lartësi 2,000- 7,000 metra, dhe shtatë herë mbi ishullin Inuses në lartësi 150 deri në 8,000 metra.

Fluturimet ndodhën mes orës 13.35 dhe 13.59.

Një tjetër çift i F-16 turk hynë në hapësirën ajrore greke në orën 13:46 dhe fluturuan në lartësi 7,000 metra ishullin Ro, sipas një njoftimi.

Sipas HNDGS, në të gjitha rastet, aeroplanët ushtarakë turq ishin identifikuar dhe pritur nga aeroplanët ushatarak grek, në përputhje me rregullat ndërkombëtare.