Botë

Evakuimi i civilëve, Izraeli akuzon Hamasin se po përdor popullin për mbrojtje

By GAZETA SCANNER 1

October 15, 2023

Ka pasur raportime se Hamasi po parandalon ikjen e civilëve drejt jugut të Gazës, ndërsa Izraeli ka akuzuar grupin militant se po e përdor popullin si mbrojtje.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite ka njoftuar orar të ri për evakuimin e banorëve nga veriu i Gazës drejt jugut.

Banorët do të mund të largohen prej orës 10:00 të mëngjesit deri në orën 13:00 nëpër rrugët e përcaktuara më parë, ka thënë një zëdhënës i ushtrisë izraelite në platformën .

Ushtria ka thënë se nuk do t’i sulmojë ato rrugë përgjatë orarit për evakuim. Mbi 1 milion njerëz, sipas Izraelit, priten të zhvendosen në jug të Gazës.