Sport

Europa League/ Liverpool luan “tenis”, Leverkusen “vuan” ndaj Qarabag, Roma e Atalanta në çerekfinale

By GAZETA SCANNER 1

March 14, 2024

Ishin rezultate të pritshme. Janë mbyllur sfidat e mbrëmjes dhe të fundit, të xhiros së kthimit, të fazës së 1/16-ve, të UEFA Europa Leauge, teksa tashmë janë kompletuar të tetë skuadrat çerekfinaliste, të këtij kompeticioni, ku e vetmja sfidë e pambyllur është ajo mes “Aspirinave” të Bayer Leverkusen e azerëve të Qarabag, sfidë, e cila ka kaluar në kohën shtesë.

Ishin rezultate relativisht të pritshme. Janë mbyllur sfidat e mbrëmjes dhe të fundit, të xhiros së kthimit, të fazës së 1/16-ve, të UEFA Europa Leauge, teksa tashmë janë kompletuar të tetë skuadrat çerekfinaliste, të këtij kompeticioni, me ndeshjet e mbrëmjen që kanë dhuruar spektakël, teksa janë realizuar plot 16 gola.

Kështu, në “Geëiss Stadium”, Atalanta e Berat Gjimshtit nuk ka gabuar ndaj portugezëve, të Sporting Lisbon, duke tirumfuar me rezultatin 2 me 1, për t’u bërë kështu ekipi i tretë, pas Roma e Milan, në çerekfinalet e Europa League. Golat e Ademola Lookman dhe Gianluca Scamaça përmbysën rrjetën e Pedro Gonçalves, në pjesën e parë, duke “vulosur” kështu festën e teknikut, Gianpiero Gasperini.

Fitore spektakolare arritën edhe “Të Kuqtë” e Liverpool, me djemtë e Jurgen Klopp, që ishin të papërmbajtshëm mbrëmjen e kësaj të enjteje, në “Anfield Road”. Rrugën e rrjetës e gjetën Darëin Nunez, në minutën e 7’, Bobby Clark, në minutën e 8’-të, Mohamed Salah në minutën e 10’-të, Dominik Szobozlai, në minutën e 48’-të, si dhe “tulipani” Cody Gakpo, me dopietën e tij, në minutat 14’ e 55’, ndërsa për miqtë golin e “nderit” e Veljko Birmancevic, në mintuën e 42’-të të pjesës së parë.

Vuajtën, por në fund festuan. “Aspirinat” e Bayer Leverkusen arritën gjithashtu një fitore me shumë vlera mbrëmjen e kësaj të enjteje, teksa në “BayArena” mundën me rezultatin e ngushtë 3 me 2, azerët e Qarabag. Golate Zoubir e Juninho ndezën padyshim shpresat e miqve, për një kualifikim historik, mirëpo një goli i Frimpong, në mintuën e 72’-të, si dhe një dopietë e “bomberit” çek, Patrik Schick, në minutat 93’ e 97’ mbajtën edhe për një ndeshje të pamposhtur djemtë e Xabi Alonso.

Ndërkaq, “Verdhekuqtë” e Roma nuk shkuan më shumë se humbja minimale, 1 me 0, në “Amex Stadium”, ndaj “Pulëbardhave” të Brighton, me teknikun Daniele De Rossi, i cili kishte vendosur të bënte një rotacion total, në formacionin titullar të skuadrës. Goli i vetëm për vendasit erdhi në pjesën e parë, nga Danny Ëelbeck, mirëpo nuk mjaftoi për të hedhur poshtë fitoren e thellë, 0 me 4,  të italianëve, në “Stadio Olimpico”.

Falë kësaj fitoreje, skuadrat vijojnë rrugëtimin e tyre, në Europa League, ku padyshim objektivi kryesor është fitimi i këtij turneu. Sa i përket kundërshtarëve të radhës, gjithçka do të mësohet mesditën e së premtes, pas hedhjes së shortit në Nion të Zvicrës, me ekipet e kualifikuara, që janë Benfica, Milan, Marseille, Atalanta, West Ham, Bayer Leverkusen, Roma e Liverpool. /Abcnews.al/