Botë

Eurodeputetja socialiste jep dorëheqjen si kryetare e nënkomitetit për të drejtat e njeriut

By GAZETA SCANNER 1

January 11, 2023

Eurodeputetja socialiste Marie Arena, ka njoftuar vendimin e saj për t’u tërhequr përgjithmonë nga presidenca e nënkomitetit të Parlamentit Evropian për të Drejtat e Njeriut , mes zbulimeve për Katargate.

Sipas gazetës belge “Le Soir”, teksa Parlamenti Europian është tronditur nga skandali i korrupsionit, hetuesit janë gjithnjë e më të interesuar për eurodeputetin belg.

Siç thuhet në raport, praktikisht Arena ishte tërhequr tashmë nga ky pozicion në fillim të dhjetorit, pas zbardhjes së hetimit të gjerë për aktet e korrupsionit të deputetëve të Parlamentit Evropian nga vende të treta, si Katari dhe Maroku.

Ndryshe nga kolegu i saj në partinë e socialistëve europianë dhe njëherësh eurodeputeti Mark Tarabella, Arena nuk ka marrë asnjë kërkesë për heqjen e imunitetit të saj parlamentar . Gjithashtu për momentin ajo nuk është “merzitur” nga drejtësia belge, fakt të cilin ajo është kujdesur ta kujtojë të mërkurën në deklaratën që ka dhënë për dorëheqjen e saj.

“ Autoritetet belge nuk kanë kërkuar heqjen e imunitetit tim parlamentar, as nuk kanë kontrolluar zyrën apo shtëpinë time dhe emri im nuk është përfshirë në asnjë mënyrë në këtë çështje nga autoritetet gjyqësore ”, vëren ajo.

Nga ana tjetër, vë në dukje “Le Soir”, emri i saj përmendej rregullisht në shtyp për skandalin e Katargate, për shkak të kontakteve të saj me Pier Antonio Pancherin , por edhe pozicionit të saj si kryetare e nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut.

E dyta është një çështje, pasi në kuadër të mbledhjeve të nënkomisionit në fjalë mund të mbaheshin takime për tentativat për instrumentalizimin e personave të korruptuar, sipas të dhënave hetimore të rrjedhura në shtyp./abcnews.al/