Eurodeputetja gjermane dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka mirëpritur vendimin për dërgimin në arrest shtëpiak të Dejan Pantiqit, ish-policit të arrestuar për terrorizëm.
Ajo ka thënë se kjo tani duhet të dërgojë në heqjen e menjëhershme të barrikadave dhe në deeskalim të plotë të situatës, shkruan lajmi.net.
“E mirëpres me ngrohtësi vendimin e gjykatës për dërgimin e Dejan Pantiqit, polic të Kosovës, në paraburgim në shtëpi. Kjo duhet të çojë në heqjen e menjëhershme të barrikadave në Veri të Kosovës dhe deeskalim të plotë”, shkroi ajo.
“Mbështetje e plotë për EULEX dhe KFOR në mbikëqyrjen e saj”, ka shkruar ajo.