Lajme

Eurodeputeti McAllister thotë se ka marrëveshje mes institucioneve te BE’së për planin 6 miliardësh për Ballkanin Perëndimor

By GAZETA SCANNER 1

April 04, 2024

Eurodeputeti gjerman, David McAllister, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, ka thënë se është arritur një marrëveshje për Planin e Rritjes që BE ka për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ne kemi një marrëveshje. Me 6 miliardë euro, “Reform and Growth Facility” për Ballkanin Perëndimor do të sjellë Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë më afër Bashkimit Europian”, ka shkruar ai.

Ai tha se bashkë Gert Jan Koopman, drejtori i përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit Europian, Willem van de Voorde, përfaqësues i Belgjikës, e cila udhëheq me Këshillin e BE-së, si dhe me dy eurodeputetët Karlo Ressler dhe Tonino Picula janë siguruar që mbështetja e tyre financiare për rajonin është “strategjike, e koordinuar dhe me ndikim”.