Sport

Euro 2024 vazhdon sot me katër ndeshje

By GAZETA SCANNER 1

June 26, 2024

Euro 2024 vazhdon sot (e mërkurë) me katër ndeshje.

Në orar janë përballjet e xhiros së tretë në grupet E dhe F.

Nga ora 18:00, pritet të takohen Sllovakia dhe Rumania, si dhe Belgjika kundër Ukrainës, të dy ndeshjet nga Grupi E.

Në orën 21:00, do të zhvillohen dy ndeshje të tjera: Republika Çeke do të përballet me Turqinë, ndërsa Portugalia do të ndeshet me Gjeorgjinë.