4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

EULEX përkujton 24 viktimat e aeroplanit të rrëzuar në verilindje të Mitrovicës më 1999-ën

- Advertisement -

Një grup i stafit të EULEX-it, nga Italia ka bërë nderimet e tyre për 24 gratë dhe burrat që humbën jetën tragjikisht me 12 nëntor të 1999 në rrëzimin e aeroplanit të UNMIK-ut.

Kështu është njoftuar përmes faqes zyrtare të EULEX-it në Facebook, ku është shtuar se, ky aeroplan, fluturimi 3275, ishte miratuar nga Programi Botëror i Ushqimit.

Tutje, në postim shtohet se, edhe pse kanë kaluar 23 vite, ata do të kujtohen gjithmonë.

“Një delegacion i stafit të EULEX-it nga Italia i bëri nderimet e tyre 24 grave dhe burrave që humbën jetën tragjikisht më 12 nëntor 1999 në rrëzimin e aeroplanit të UNMIK-ut, fluturimi 3275, i miratuar nga Programi Botëror i Ushqimit, në malin Piceli, në veri-lindje të Mitrovicës. Kanë kaluar 23 vite, por ne do t’i kujtojmë gjithmonë”, thuhet në postimin e EULEX-it

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit