Rozë

Eskorta zbulon shumën marramendëse të parave që fiton në javë

By GAZETA SCANNER 1

December 20, 2023

Një ish-ekonomiste e Wall Street ka zbuluar shumën e para që ajo fiton që nga koha kur lënë punën e saj dhe u bë “e dashura” e burrave të pasur.

Savvy Mia Lee, 35 vjeç, tani shoqërohet me klientë të pasur që paguajnë për seancat private kërcimi dhe i faturon ata për kohën që kalojnë më të, në udhëtimet luksoze.

Lee thotë se ndonjëherë seancat mund t’i kalojnë kufinjtë e kërcimit pasi klientët e saj mund të dashurohen me të. Ajo është shprehur se disa klientë, i thonë se është gruaja më interesante që kanë takuar ndonjëherë.

Ajo tha për New York Post: “Unë kam një kombinim të aftësive dhe interesave unike si edhe përvojave të jetës.”

Savyy ka rrëfyer se gjatë periudhës së Krishtlindjve, ajo arrin të bëjë shumën prej 34 mijë dollarë në javë.

Ajo ka thënë për “Business Insider” se për shkak të kohës së ftohtë dhe pushimeve, klientë të shumtë e kërkojnë atë gjatë periudhës së Krishtlindjeve pasi nuk preferojnë të kalojnë kohën më familjen e tyre por dëshirojnë të shpëtojnë nga ajo.

Lee, e cila ka qenë në një martesë të hapur për tre vjet, shton gjithashtu një kosto ekstra prej 500 dollarësh nëse klientët kërkojnë të hanë një darkë me të.

Përvecse është një striptise dhe eskortë, Mia Lee ka gjithashtu ka kanalin e saj në “Youtube”, në të cilin jep këshilla financiare për femra të tjera që dëshirojnë t’i futen kësaj pune.