Lajme

Eskalon Peci me një varg akuzash, Pacollin e quan politikan i Kremlinit

By GAZETA SCANNER 1

December 25, 2022

Një video e publikuar ku shihet se si një vajzë e vogël largohen dhunshëm nga një kamarier prej një lokali në Mitrovicë, në prani të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë që të përplasen virtualisht ky i fundit dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

E gjitha ka nisur pasi Pacolli tha se duhet pasur veç ndjenja të ministrit për të mos reaguar përballë një situate kur një vajzë e vogël që kërkon lëmoshë largohet me dhunë nga lokali.

“Bravo Ministër Peci… duhet pasur ndjenjat e MINISTRIT për të mos reaguar përballë një situate ku një vajza e vogël që kërkonte lemoshë u hodh me dhunë nga lokali. Mjerë na!”, ka shkruar Pacolli.

Ky reagim i Pacollit nuk i ka pëlqyer aspak ministrit Peci, i cili ka adresuar kritika të ashpra ndaj kreut të AKR-së, duke e quajtur “politikan të Kremlinit”.

Ndërsa flet për videon ku thotë se distancohet plotësisht dhe se vëmendjen e ka pasur të bashkëbiseduesi e jo te i gjithë lokali, ministri Peci, reagimet që erdhën më pas nga Pacolli dhe jo vetëm i quan sulme të koordinuara siç pohon edhe nga disa “Rugovista” të Hashimit.

Por Peci siç thotë sulmet që po vijnë ndaj tij nuk do ta ndalë luftën e tij kundër krimit e korrupsionit dhe se do të vazhdoj të punon për shtet ligjor e dinjitoz.