Rozë

Është mësuar se kush janë të famshmit e “Hollywood-it” që marrin pjesën në inaugurimin e Bidenit

Yjet e të gjitha kategorive dotë marrin pjesë në inaugurimin e Presidentit Joe Biden dhe Zëvendëspresidentes Kamala Harris, shkruan Los Angeles Times.

Në ngjarjen që do të ndodh të mërkurën, do të shohim një larmi të të famshmëve, përfshirë aktorë, aktore, muzikantë, yje të TikTok-ut dhe një laureat të poetit kombëtar të të rinjve, gjatë gjithë ditës së programit virtual patriotik.

Shumë nga emrat më të mëdhenj do të shfaqen gjatë mbrëmjes të së mërkurës në programin special të festimit “Celebrating America”, të organizuar nga legjenda e ekranit Tom Hanks.

Megjithëse, disa yje do të marrin pjesë në paradën inauguruese, madje edhe në vet ceremoninë e inaugurimit në Capitol Hill.

Më poshtë gjendet lista e të famshmëve që marrin pjesë në inaugurim. 

Lady Gaga

Jennifer Lopez

Amanda Gorman

Garth Brooks

Tom Hanks

Eva Longoria

Kerry Washington

Foo Fighters

John Legend

Bruce Springsteen

Demi Lovato

Justin Timberlake dhe Ant Clemons

Jon Bon Jovi

Lin-Manuel Miranda

Kareem Abdul-Jabbar

Tim McGraw dhe Tyler Hubbard

Black Pumas

DJ Cassidy & Friends

Keke Palmer

Tony Goldwyn

Jon Stewart

Nathan Apodaca

New Radicals

Allyson Felix, Nathan Chen dhe Katie Ledecky

Andra Day

Kenny Ortega.

Joe Biden pason presidenti Donald Trump dhe bëhet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.