Rozë

Është martuar Lori Hoxha

By GAZETA SCANNER 1

October 22, 2024

Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, duket se i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo raportohet se ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partnerin e saj prej shumë vitesh, edhe pse jetën private e ka ruajtur gjithnjë me shumë fanatizëm.

Si një personazh që ndan rrallë fotografi në rrjete sociale, biondja edhe për këtë nuk ka postuar asgjë.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta madje nuk ka publikuar asnjëherë fotografi me partnerin, gjersa ceremonia thuhet se është zhvilluar në Meksikë.

Veç tjerash, nuk ka pamje nga ajo se si u dok bukuroshja e po ashtu edhe nga dasma.

Por siç shihet për dukjen e saj u kujdes grimeri Henri Gjata, i cili në Instagram theksoi: “I lumtur që isha pjesë e ditës më të rëndësishme të mikeshës time. L.H të dua përgjithmonë”.

Ndryshe, personi që i ka rrëmbyer zemrën thuhet të jetë Ervis Bajraktari.