Rozë

“Është budalla, gruaja e …”, Olta Gixhari flet për Luizin dhe tregon se pse nuk folën gjatë xhirimit të filmit

By GAZETA SCANNER 1

November 22, 2024

Aktorja e njohur shqiptare Olta Gixhari ishte e ftuara e radhës në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ku u ribashkua me moderatoren Arbana Osmani pas një periudhe të gjatë, që nga përfundimi i Big Brother VIP Albania 2.

Takimi i tyre risolli kujtime dhe momente nga spektakli, duke filluar me një reflektim mbi eksperiencën e Oltës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në bisedë, Olta kujtoi me nostalgji periudhën kur ishte pjesë e BBVA, duke pranuar se kishte qenë një nga pretendentet kryesore për çmimin e madh, së bashku me këngëtarin Luiz Ejlli, i cili e fitoi atë edicion. Ajo tregoi se ndonëse i ndërpreu papritur rrugëtimin, përvoja i kishte lënë mbresa të thella dhe kishte krijuar një lidhje të veçantë me publikun.

E pyetur për raportin e saj aktual me Luizin, Olta u shpreh se nuk kanë folur që prej përfundimit të spektaklit.

Me humor, ajo tha: “Nuk kemi folur, fare. Është budalla ai mi, e rreh gruaja.” Për më tepër, ajo shtoi se nuk kanë komunikuar as gjatë xhirimeve të filmit të tyre të përbashkët “Në kuadër të dashurisë”, duke e mohuar kategorikisht ndonjë ndërveprim.