Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar sot (e mërkurë) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.
Në kuadër të kësaj vizite, Escobar pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti ( e pakonfirmuar), liderin e PDK-së, Memli Krasniqi, atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Escobar pritet të sjellë mesazhet e ShBA-së për dialogun me Serbinë, konkretisht për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe çështjen e dinarit.
Një ditë para vizitës në Kosovë, Escobar ka folur me tone të ashpra për kryeministrin Albin Kurtin.
Ai ka thënë se ShBA-ja, BE-ja, NATO-ja dhe Shqipëria kanë problem në komunikim me kryeministrin Albin Kurti.